Eksperti britanik i udhëtimeve i ka habitur të gjithë kur ka përmendur shqipërinë si një nder vendet ku britaniket mund të kalojnë pushimet e tyre. I pyetur se ku do të zgjidhte të pushonte këtë verë, Simon Calder ka thënë për Sky Neës se do të preferonte Irlandën. “Është afër dhe është i vetmi vend ku shkon dhe kthehesh pa kryer asnjë test”, tha ai. Megjithatë ai shtoi se si në Angli edhe në Irlandë, klima mund të mos jetë e favorshme. Ndër te tjerash ai shtoi se për ata që duan të shkojnë disi më larg sugjeron në veçanti destinacionet në Ballkan, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.