Disa anëtarë të Komisioni të Rithemelimit kanë shkuar edhe këtë të shtunë në selinë blu, me qëllim inspektimin e ambienteve dhe dyerve të blinduara. Ky veprim i tyre vjen një ditë pasi Gjykata e Titranës ju dha të drejtën për drejtimin e Partisë Demokratike. Flamur Noka, Belind Këlliçi e Klevis Balliu kanë provuar njëra pas tjetër dyert e blinduara në të tre katete e godinës, ndërsa deklaruan se për heqjen e tyre do të duhen disa javë.