Policia e Milanos në Itali, në vazhdën e një operacioni antidrogë arrestoi tre shtetas shqiptarë, mes të cilëve edhe një grua. Atyre u janë gjetur 5 kilogramë heroinë, gjysmë kilogrami kokainë dhe 20 000 euro para të thata. Shqiptarët u arrestuan, pasi oficerët e policisë ndalën për kontroll një makinë të dyshimtë, brenda së cilës gjendej çifti i shqiptarëve një burrë dhe një grua.