Top Channel/ Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja
01/07/2025 20:01

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), festoi me krenari pesë vjet partneritet të suksesshëm me Wizz Air, një nga linjat ajrore me kosto të ulët në Evropë. Për një përvjetor sa të rëndësishëm dhe plot surpriza, u organizua një event i veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Wizz Air, mediave, partnerëve institucionalë, Ambasadorëve të TIA dhe stafit të aeroportit. Bashkëpunimi i rëndësishëm mes Aeroportit Ndërkombëtar dhe Wizz Air në ofrimin e cilësisë së shërbimit dhe zgjerimit të rrjetit ishte edhe mesazhi i dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi. “Jemi krenarë të festojmë pesë vite partneritet me Wizz Air—një kompani që ka ndikuar ndjeshëm në zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Falë vizionit dhe investimeve të Grupit Kastrati, TIA vazhdon të zhvillohet si një qendër rajonale, duke u ofruar pasagjerëve më shumë akses drejt Evropës dhe duke përmirësuar përvojën e udhëtimit. Jemi të motivuar të arrijmë edhe më shumë arritje së bashku. Sot shënon një moment të rëndësishëm për Wizz Air në Shqipëri. Në vetëm pesë vite, Tirana është kthyer në një bazë kyçe për rrjetin tonë rajonal dhe jemi të lumtur ta festojmë me destinacione të reja dhe një ofertë speciale për klientët tanë.”, shprehet Piervittorio Farabbi, drejtor i përgjithshëm operacional i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. Në event u njoftuan me sukses edhe përfshirja në hartën e Wizz Air I 3 linjave të reja nga Tirana drejt: Larnaka Qipro, Málaga Spanjë dhe Malta të cilat do të nisin operimin në tetor 2025. Ndërsa një promocion të veçantë një-ditor, me 15% ulje për fluturimet e përzgjedhura drejt dhe nga Tirana për rezervime të bëra më 1 Korrik 2025 dhe për udhëtime deri më 31 Gusht 2025 do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët. “Falënderojmë Aeroportin e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme dhe presim me padurim të rritemi më tej së bashku”, thotë Salvatore Gabriele Imperiale, menaxher i komunikimit korporativ në Wizz Air. Me këto risi duke i ofruar pasagjerëve më shumë mundësi për udhëtime kulturore dhe pushime nëpër Evropë, Wizz Air do të operojë 53 destinacione në 18 shtete nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Me një flotë prej 237 avionësh, Wizz Air ishte zgjedhja e preferuar të 62.8 milionë pasagjerëve në vitin 2024.

Top Channel/ Një vit pa Shpat Kasapin, homazhe në Tetovë nga familjarët dhe miqtë e këngëtarit
29/11 22:51
Top Channel/ Bosnja dëbon diplomatët iranianë, dyshoheshin si spiunë të Teheranit
29/11 22:41
Top Channel/ Një vit pa Shpat Kasapin, drithërojnë familjarë e miq, mesazh mes lotëve
29/11 22:35
Top News- Dështon përpjekja për qeveri të unitetit në Izrael, Netanyahu dhe Eisenkot pa marrëveshje
29/11 22:30
Top News- Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë për Gazën, në tryezë plani me 20 pika i Trump
29/11 21:51
Top Channel/ Gurë e plumba gome në ditën e Çlirimit, tension mes protestuesve dhe policisë në Tiranë
29/11 20:30
Top News- Protestë dhe në ditën e Çlirimit! Përleshje me policinë, qëllohet me plumb gome deputeti
29/11 20:00
Top Channel/ Zgjedhje në Spanjë, Sanchez pet disfatë, ekstremi i djathtë në pushtet pas 51 vitesh
29/11 19:59
Top Channel/Gjyqi më i famshëm i shqiptarëve, sot seanca për emigrantët që vodhën shtëpinë e princit
29/11 19:57
Top Channel/ Homazhet në Durrës, 80-vjeçarja kujton të birin e vrarë në 97: U largova pa…
29/11 19:52
Top Channel/ Protestuesi në gjendje të rëndë, mjekët: Do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
29/11 19:48
Top Channel/ Nis hetimi ndaj efektivit që goditi deputetin, ministri i Brendshëm: Askush mbi ligjin
29/11 19:45
Top Channel/“U godit me urdhër të Ramës”, Berisha dënon sulmin ndaj deputetit, e vizitojnë te Trauma
29/11 19:42
Top Channel/ Qëllohet me plumb gome Kliti Hoti i PD dhe përfundon në spital, pezullohet polici
29/11 19:39
Top News – Berisha shpërthen pas plagosjes së Kliti Hotit, çfarë po paralajmëron kreu i PD
29/11 19:25
Top Channel/ Një vit pa Shpat Kasapin, në Tetovë u organizua mbrëmje përkujtimore për artistin
29/11 19:18
Top News- Protestuesi godet dhe hedh në tokë policin, i kërcen nga pas në mes të sheshit
29/11 19:17
Top Channel/ Protestuesit rikthehen në bulevard, hedhin “breshëri” molotovësh drejt policisë
29/11 19:07
Top Channel/ Tensionet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, policia shoqëron dy protestues
29/11 18:39
Top Channel/ Protestuesi godet në befasi efektivin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet
29/11 18:27