Top Channel/ Farage për TCH: Shqiptaret e këqij i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07/2025 19:54

Nga intervista e një dite më parë në Top Channel Nigel Farage e shpalosi qartësisht motivin e vijimit të debatit me kryeministrin Edi Rama. Më shumë se sa meraku për 1200 shqiptarë në burgjet angleze të cilët ai po i përdor si hedhje benzinë zjarrit të debatit me Ramën, halli i Farage qëndron pse kryeministri shqiptar është shprehur kundër Brexit. Më shumë se një debat shifrash, Farage, i njohur i babai i Brexit që ndau Britaninë nga BE disa vite me parë, duket se po hakmerret për qëndrimet pro evropiane të Ramës. Është po i njëjti Farage i cili në emisionin e tij në GB News dhe në intervistën për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, shpreh shqetësim për shqiptarët në Britani që shkon deri në obsesion, por kur u pyet nëse ai me të vërtetë i shikon shqiptarët si një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar dhe shoqërinë atje, jep një përgjigje e cila e fut në kontradiktë me qëndrimet e mëparshme ksenofobe kundër emigrantëve. “Jo. Shiko, unë nuk jam obsesiv me shqiptarët. Jam obsesiv me vendin tim që lejon legalisht dhe jo legalisht njerëz të këqij nga kudo nga ata vinë. Londra është shumë shumë herë me e pasur se Shqipëria, hajdutë dhe kriminelë vinë në Londër me qëllime të këqija”, shprehet Nigel Farage. I njëjti shqetësim shkon edhe për ata që vinë nga Rumania dhe vende të tjera. Nuk është një obsesion i imi me Shqipërinë por më duket se mua se njerëzit jo të mirë nga vendi juaj, të tillë i ka çdo vend, vinë tek ne dhe të jem i sinqertë ne nuk i duam ata. Muhamed Veliu: A po i përdorni shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar për përfitime politike? “Jo. Kjo nuk ka kuptim. Është një shifër që flet vetë. Siç edhe ju e përmendët. Mes dy shteteve tona ka nisur një bashkëpunim i mirë që duhet të avancohet”, shton ai. Nigel Farage e priti jo fort komod pyetjen se kur do ta shikojmë atë një ditë të flasë për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar që punojnë në City of London në tregjet financiare (siç ai vetë ka punuar dikur), për ata që punojë në universitetet LSE, King’s College, ata shumë shqiptarë që punojnë në NHS si infermierë dhe mjekë, në Policinë Metropolitane si oficerë policie, disa madje shërbejnë edhe në Ushtrinë Britanike – duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar. “Në lavdërojmë njerëzit e mirë por nuk duam ata të këqijtë. Është shumë e thjeshtë. Ne jemi një vend mikpritës për Shqiptarët dhe shumë të tjerë por po sillemi shumë butësisht kur vjen puna tek ata që vinë dhe përfshihen në krime. Nuk duam ata të vijojnë së qëndruari këtu. Unë kam ndenjur dhe kam pirë në pub me shqiptarë”, tha Farage. Natyrisht gjatë këtyre viteve jam takuar me shqiptarë. Të kuptohemi. Çdo vend ka njerëzit e tyre të këqij. Londra është kthyer në një magnet për njerëz të këqij nga e gjithë Europa. Boll është boll. Nuk ka të bëjë me ju për ta bërë shembull vendin tuaj. Muhamed Veliu: A keni ndonjë plan për të marrë votën e shqiptarëve britanikë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga ku ambicia juaj është të jeni kryeministër? “Pak prej tyre do të kenë të drejtë vote. Vetëm ata që kanë shtetësi britanike mund të votojnë. Do të shikojmë çdo ndodhë. Po ndodh një revolucion politik në Britaninë e Madhe dhe unë ndjehem shumë optimist për këtë.”, përfundon ai.

Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57