Top News – Greqia presion Turqisë: “Merrni mbrapsht emigrantët”
14/01/2021 19:34

Greqia po kërkon nga Turqia që të marrë mbrapa rreth 1.500 persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.Athina u bëri thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian që të zbatojnë më me përpikëri një marrëveshje të cilën BE-ja e ka arritur me Turqinë në vitin 2016 për çështjen e emigrantëve.Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi, tha se qeveria e tij kishte paraqitur një "kërkesë" në Komisionin Europian - krahun ekzekutiv të BE-së - dhe agjencinë kufitare Frontex "për kthimin e menjëhershëm në Turqi" të pak më pak se 1,500 "shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë të drejtë mbrojtje ndërkombëtare". Marrëveshja BE-Turqi mundësoi ndaljen e rrjedhës së migrantëve në kontinentin e vjetër. Ankaraja kishte marrë përsipër të pranonte përsëri azilkërkuesit që nuk kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare, në këmbim të miliarda eurove ndihmë. Por, prej kohësh, Turqia ka akuzuar BE-në për mospërmbushjen e zotimeve. Rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë gjenden në Turqi."Europa duhet të krijojë një mekanizëm të përbashkët për të adresuar këtë çështje brenda Paktit të ri të Migracionit dhe Azilit, si dhe zbatimin e mekanizmit të nevojshëm ligjor", tha Mitarachi përmes një deklarate.Në vitin 2020 janë bërë vetëm 139 kthime të azilkërkuesve, përpara se Turqia të ndalonte procesin në mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit, thanë autoritetet greke. BE-ja në dhjetor tha se i kishte ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro të premtuara në vitin 2016. Paratë janë caktuar për projekte të veçanta sociale brenda Turqisë për të ndihmuar refugjatët dhe ato nuk do t'i paguhen drejtpërdrejt qeverisë turke.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42