Top News-Greqia në krizë, ja çfarë i kërkon Shqipërisë/Punëtorë sezonalë për vjeljen e prodhimeve
01/10/2022 22:50

Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të vjeshtës. Afrimi i sezonit të vjeljes, sidomos të ullirit, ka rritur sfidat për fermerët grekë që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke prej pagave të ulta dhe kushteve minimale të trajtimit. Një faktor tjetër që ka ndikuar këtë vit, sipas ekspertëve grekë, është edhe largimi i fuqisë punëtore ekzistuese në vendet e tjera, kryesisht të Veriut të Europës apo Britanisë se Madhe. Sipas autoriteteve vendore greke kërkesat më të larta për punëtorë sezonalë janë në zonën e Verias dhe Imathias, ku çdo vit punësohen qindra shqiptarë nga Qarku i Korçës dhe Elbasanit. Unioni i Koperativave Bujqësore të Imatheas tha se pati këtë fundjavë një takim me një delegacion shqiptar të përbërë nga kryetarët e Bashkive të Belshit, Prenjasit, Prefektët e rajoneve të Korçës dhe Elbasanit dhe përfaqësues nga ministria shqiptare e Bujqësisë. Sipas Unionit diskutimet kanë përfshirë nxitjen e punësimit sezonal dhe lehtësimin e lëvizjes kufitare të migrantëve shqiptarë për punët sezonale në Greqi si dhe bashkëpunimin bujqësor mes rajoneve. Ndërkohë Unioni Kombëtar i Koperativave Bujqësore në Greqi përmes një letre drejtuar disa ministrave si atij të Emigracionit, ministrit të Jashtëm, ministrit të Zhvillimit dhe ministrit të Punës dhe çështjeve sociale, shprehu shqetësimin për situatën emergjente të mungesës së punëtorëve sezonalë. Unioni pohon se zgjidhja e çështjeve në lidhje me gjetjen e punëtorëve të tokës është urgjente dhe e një rëndësie kritike për bujqësinë greke, jo vetëm për arritjen e prodhimit, por edhe për frenimin e kostove të prodhimit, Unioni ka kërkuar shtyrjen e afatit të aplikimit të fermerëve për punëtorë sezonalë, që përfundonte më 30 shtator dhe lehtësimin e praktikave kufitare që i vlerëson si mjaft burokratike. Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për punësimin sezonal në vitin 2020 dhe çdo vit rreth 10 mijë punëtorë shqiptarë punësohen për disa muaj në Greqi, kryesisht në bujqësi.

Top Channel/ Shqiptarët në garë në RMV, votojnë kandidatët Osmani dhe Taravari
24/04 15:36
Top News/ Deputetët ekstremistë në Greqi, grushta pas sherri në Facebook, arrestohet njëri
24/04 14:46
Top News/ Grushta në parlamentin grek, sherr e ofendime mes deputetëve ekstremistë
24/04 13:55
Top Channel/ Shqiptarët në garë, Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian
24/04 13:04
Top News/ Pas Vuçiçit, Macron flet me Kurtin…’Asociacioni, kusht për anëtarësimin në KiE’
24/04 12:15
Top News/ Athina duket si planeti Mars / Qielli bëhet portokalli, era sjell pluhur nga Saharaja
24/04 11:28
Top News/ Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin / Shtatë kandidatë në garë, mes tyre dy shqiptarë
24/04 11:05
Top News/ ‘Serbinë e presin ditë të vështira’. Çfarë po paralajmëron Aleksandër Vuçiç?
23/04 14:30
Top News/ Serbia të pranojë Kosovën! Deputeti ukrainas: Hiqni dorë nga prirjet perandorake
23/04 12:16
Top News/ Osmani e Vuçiç përplasen në OKB / Tension në Këshillin e Sigurimit, ‘ping-pong’ polemikash
23/04 11:51
Top News/ ‘Beleri s’na duhet në PE’. PASOK kundër Mitsotakis-Vendim për interesa partiake
23/04 10:32
Top News/ “Kosova nuk krahasohet me Qipron”, Bakojanis u përgjigjet kritikave në Athinë
22/04 15:16
Top News/ Dy shqiptarë, për president në Maqedoninë e Veriut…Kë favorizojnë sondazhet në zgjedhje?
22/04 14:46
Top News/ Serbia e akuzon për krime lufte/ Ndalon shqiptarin e Kosovës, shtetas britanik
22/04 13:57
Top News/ BE ‘i mbyll derën’ Serbisë për Kosovën / Zyrtare! Kushtëzohet integrimi me normalizimin
22/04 13:57
Top News/ Greqia zyrtare nuk do të votojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës
22/04 11:52
Top News/ Bullgaria mund të na bllokojë!/ Pendarovski-S’do anëtarësohemi në BE deri në 2030-ën
22/04 10:38
Top News/ ‘U tregua uniteti i popullit serb’/ Lista Serbe pranon se ndikoi në zgjedhjet në Veri
22/04 09:57
Top News/ Do ta çoj mandatin deri në fund! Kryetari i Zubin Potokut: Fitoj edhe zgjedhjet e ardhshme
21/04 14:32
Top Channel/ Vajza 1 vjeç vdes për shkak të abuzimi s*ksual nga prindërit!Çfarë deklarojnë në polici
21/04 13:49