Top News – Greqi, ngushtohet hetimi për vrasësin/ Bashkëshorti i 20 vjeçares verifikon të dyshuarit
17/05/2021 23:03

Bashkëshorti i 20-vjeçares që u torturua dhe u vra barbarisht gjatë një grabitjeje në Greqi, është thirrur nga policia të identifikojë një të dyshuar që është arrestuar për ngjarjen, pasi ai kishte parë fytyrën e vrasësit kur i kishte rënë maska. 20 vjecarja britaniko-filipinase Caroline Crouch, u mbyt për vdekje nga grabitës të maskuar, në një moment kishin vendosur grykën e pistoletës te koka e foshnjes së saj, 11 muajshe. Në grabitjen tragjike që ka shokuar Greqinë, Charalambos “Babis” Anagnostopoulos, bashkëshorti i Carolines, ishte lidhur në shtëpinë e tyre luksoze në periferi të kryeqytetit Athinë. Ai ka kqyrur fotografitë e rreth 30 të dyshuarve të mbledhur nga policia me shpresën se do të kujtojë vrasësin e gruas së tij. “Ne po avancojmë me hetimet dhe laboratorët e policisë kanë gjetur gjurmë ADN-je e shenja gishtërinjsh në skenë. Lista e të dyshuarve është ngushtuar në 30 njerëz”, tha një oficer për mediat. Në dëshminë e dhënë për mediat Anagnostopoulos e përshkruante vrasësin si të gjatë, me ngjyrë të errët lëkure dhe nën 30 vjeç. Policia beson se vrasësi nuk e di se Charalambos ka pare fytyrën e tij, dhe për këtë arsye kishte vrarë Caroline. Trupi i Caroline u gjet i lidhur te një shtyllë druri, ku vrasësit e kishin torturuar në papafingon e shtëpisë në prezencë të foshnjës së saj. Ndërsa Charalambos ka pohuar se ishte lidhur si një “salçiçe”, i prangosur dhe me sy e gojë të mbyllura. Policia në greqi ka ndaluar së fundimi një burrë nga Gjeorgjia me një pasaportë false në kufirin Greqi-Bullgari, si i dyshuar për lidhje me krimin, por spekulimet në lidghje më të janë zbehur. “Ai ka lidhje me vjedhje të tjera të shtëpive, por provat që e lidhin me vdekjen e Caroline janë të pakta” shtoi oficeri pjesë e grupit hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes. Autoritetet shtuan se grabitësit kishin informacion të brendshëm për një tërheqje prej 100,000 euro që Anagnostopoulos kishte bërë së fundmi me qëllim të blinte një tokë në Greqi. “Duket se sulmuesit e dinin këtë, por jo faktin që blerja ishte kryer. Ata nuk e kishin besuar burrin kur i kishte thënë se kishte vetëm 15,000 euro të fshehura në shtëpi”, ka pohuar oficeri i policisë greke

Top News- Beogradi në mosbindje civile/ Policia heq bllokadat, nis arrestimin e studentëve
04/07 14:59
Top News- Autorët e ‘Banjskës’, afër Vuçiç/ BE: Rasti po ndiqet, duhet llogaridhënie për sulmin
04/07 12:20
Top News- BE ‘inatoset’ me Vuçiç pas rrahjes së studentëve, i jep mesazh të prerë
04/07 11:32
Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23