Një grabitje masive floriri në vlerë 15 milionë euro është kryer në kanada dhe sipas hetuesve, vepra është kryer në stilin e guximshëm të Ocean’s 11 në të cilin hajdutët u larguan me një konteiner plot me lingota. Policët kanadezë kanë mbetur të shokuar ndërsa po përpiqen të rigjejnë metalin e cmuar që u vodh nga aeroporti më i frekuentuar i vendit të hënën.