Një pikë dhëniesh kredie në kryeqytet të kompanisë Kredo.al, ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 të paradites së kësaj të shtune në zonën e Brrylit në Tiranë. Sipas policisë një person nën kërcënimin e armëve ka terrorizuar punonjësit e pikës së Kredo.al duke u marrë paratë që gjendeshin në arkë. Mësohet se pasi autori ka marrë paratë është larguar në këmbë.