Filmat, West Side Story dhe The Poëer of the Dog, kanë qenë fituesit më të mëdhenj në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Golden Globes mbrëmjen e të dielës. Ceremonia e këtij viti është mbajtur si kurrë më parë: pa pjesëmarrje të yjeve të filmit dhe pa transmetim televiziv. Një format i tillë është rezultat i supozimeve për korrupsion dhe mungesë të diversitetit në trupin votues. Si rezultat, ceremonia e vogël e këtij viti është mbajtur në Los Angeles pa tapet të kuq apo praninë e mediave.