Gjykata Penale e Tiranës ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Edison Likës dhe Fatjon Rrapajt, të ndaluar nga policia pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të automjetit të kryeministrit Edi Rama. Sipas vendimit të gjykatës, veprimi i dy të rinjve nuk përbën akt dhune, argument ky që është marrë në konsideratë gjatë vlerësimit të ligjshmërisë së ndalimit të tyre. Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj u shoqëruan nga policia pas incidentit që tërhoqi vëmendjen për shkak se në shënjestër ishte automjeti i kreut të qeverisë.