Më shumë se gjysma e popullsisë në kontinentin evropian mund të infektohet nga Omicron brenda dy muajve të ardhshëm, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) Kreu i agjencisë për Evropën. Dr. Hans Kluge u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp se Omicron “po shkakton një valë të re nga perëndimi në lindje” në 53 vendet që monitoron OBSH Europe, përfshirë edhe Shqipërinë.