Top News – Gjyqtarja e skandaleve pas divorcit/ Rrezikon nga 6 muaj deri në 3 vjet heqje lirie
12/02/2021 16:52

Enkeleda Hoxha pa asnjë mëdyshje mund të konsiderohet si gjyqtarja e skandaleve në Drejtësi për shkak të disa vendimmarrjeve të saj lidhur me disa personazhe të botës së krimit. Lirimet nga burgu të disa eksponentëve të krimit, vendimi për të cilët është dhënë pikërisht prej gjyqtares së Krujës përkundrejt vlerave monetare janë tashmë nën hetim nga SPAK, ndërsa bashkë me të ka shumë persona të tjerë. Të gjithë bashkë përbënin një skemë të mirëfilltë kriminale, në të cilën ishin përfshirë avokatë e sekretarë gjyqësore, mjekë dhe ekspertë e deri në fund që vulën e jepte gjyqtarja Hoxha. Për dy vjet me radhë, kjo gjyqtare, që ende nuk kishte dalë në vetting ka bërë kërdinë me lirimet para kohe të Indrit Dokles, Genci Tafilit, Ilir Pajës, apo edhe të Hekuran Billës. Por, ra në kurth pas përgjimeve, teksa përgatitej të lironte edhe një tjetër të dënuar që ishte ekstraduar nga Italia dhe dënuar me 25 vjet heqje lirie për një vrasje. Enkeleda Hoxha, me të njëjtën mënyrë, si rastet e tjera po tentonte lirimin e tij nga burgu, duke argumentuar sjelljen e mirë. Por, sa vite burg rrezikon gjyqtarja e krujës. Sipas nenit 244 të Kodit Penal, parashikohet që korrupsioni i personave që ushtrojnë veprimtari publike dënohet nga 6 muaj deri në 3 vjet heqje lirie. Edhe pse dënimi duket pak në vite burg, por ka edhe dënime të tjera me karakter administrativ, sikurse është moskthimi në detyrë dhe humbja e të drejtës për angazhim publik për një periudhë 15 vjecare.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16