Grupi i Lulzim Bashës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që rrëzoi kërkesën e tyre për pezullimin e vendimit që dorëzon vulën e Partisë Demokratike të Sali Berisha. Grupimi demokratët euroatlantikë akuzon një pjesë të mediave se e kanë raportuar në mënyrë të pasaktë dhe keqdashëse këtë vendim të Gjykatës së Lartë, që nuk është përfundimtar sa i takon çështjes së vulës.