Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë me dije se është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura shtetasve shqiptarë jashtë vendit, si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19. Drejtoria e tatimeve njofton se do të rimbursohen gjobat e vendosura nga shtetet e huaja për shqiptarët që kanë tejkaluar afatin e qëndrimit për shkak të mbylljes së kufijve, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.