Gjykata e Posaçme kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kuvendit për të zgjidhur ngërçin e moszhvillimit të seancave për shkak të bojkotit të Dhomës së Avokatisë. GJKKO kërkon ndërhyrje ligjore në dy drejtime. Së pari, përcaktimin e rregullave të qarta ligjore për të parandaluar ndërprerjen e proceseve gjyqësore nga mosparaqitja kolektive e avokatëve, duke garantuar përmbushjen e detyrimeve të mbrojtjes, vijimësinë e gjykimeve dhe respektimin e të drejtave të individit.