Stand Up- 24 seanca gjyqësore, mes tyre gjyqi në themel, seanca paraprake apo kërkesa penale, paralizohen edhe këtë të martë në Gjykatën e Posaçme të shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mes seancave të shtyra, ishte ajo në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt. - Seancat shtyhen pas bojkotit të avokatëve, të cilët me vendim të Këshillit të Dhomës së Avokatisë, prej javësh mungojnë në seancat gjyqësore, pasi kundërshtojnë rregulloren e brendshme të GJKKO.