Top News- Gjirokastra ‘josh’ të huajt/ Revista ‘Islands’ artikull për qytetin e gurtë
19/05/2025 10:49

Revista “Islands” i ka dedikuar një artikull promovues qytetit të Gjirokastrës, duke e cilësuar si një nga destinacionet më tërheqëse të Shqipërisë jugore. Në artikull thuhet se “qyteti joshës prej guri” është i njohur për kështjellën e tij historike, rrugicat me kalldrëm dhe kuzhinën tradicionale të shijshme. I vendosur në një kodër, Gjirokastra është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe ofron një udhëtim në kohë përmes shtëpive karakteristike. Një nga pikat më të rëndësishme të qytetit, sipas revistës, është Kalaja e Gjirokastrës, një fortesë madhështore që daton që nga shekulli VI. E njohur për historinë e saj të pasur, ajo sot shërben si muze dhe ofron pamje spektakolare mbi qytetin dhe natyrën përreth. Artikulli vlerëson gjithashtu Pazarin e Vjetër, i cili ruan ende gjallërinë përmes dyqaneve artizanale, punimeve me dorë dhe produkteve tipike shqiptare. Ndër atraksionet natyrore që rekomandohet është Ura e Ali Pashës, e cila tërheq vizitorë të pasionuar pas historisë dhe eksplorimeve në natyrë. Gjirokastra, thuhet në artikull, është e lehtësisht e arritshme nga Tirana përmes një udhëtimi prej rreth 3.5 orësh me makinë, ndërsa një tjetër alternativë është përmes tragetit nga ishulli i Korfuzit e më pas me rrugë tokësore.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28