Një 12-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së dielës në Dropull, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët në Derviçan të Dropullit. Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.