Nvidia u bë kompania më e vlefshme në botë pasi çmimet e aksioneve të saj fluturuan në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të martën. Aksionet e kompanisë amerikane e mbyllën ditën duke u tregtuar me afërsisht 136 dollarë, me rritje 3.5 për qind. Shifra e bën Nvidian kompaninë më të vlefshme se Microsoft, që në fillim të këtij muaji tejkaloi Apple.