Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të mblidhen javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, për të “diskutuar për mbështetjen e mëtejshme për furnizim me energji elektrike për Ukrainën”. Kështu tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila i ka quajtur sulmet ajrore ruse në infrastrukturën ukrainase "krim të patolerueshëm dhe çnjerëzor".