Një zyrtar i lartë polak ka akuzuar qeverinë gjermane se ka treguar mungesë angazhimi kur bëhet fjalë për dorëzimin e premtuar të tankeve për Varshavën. “Bisedimet kanë ngecur. Nuk shihet ndonjë vullnet i mirë. Le të shpresojmë se e gjithë kjo do të ndryshojë", tha Pavel Soloch, kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare. Një kërkesë iu bë Berlinit për tanke në mënyrë që të zëvendësohen ato që Polonia i ka dhënë Ukrainës, por negociatat nuk kanë arritur ndonjë përparim, tha Soloch për mediat polake