Top News/ Gjermania ‘nën sulm’ nga Rusia / Fushatë dezinformimi, profile fallse e miliona postime
28/01/2024 13:33

Më shumë se 50.000 profile të rreme në platformën X, më shumë se 1 milionë postime në gjermanisht; Rusia duket se është përpjekur që përmes një fushate masive të rrisë pakënaqësinë e qytetarëve gjermanë për qeverinë. Ka qenë Ministria e Jashtme e Gjermanisë ajo që ka zbuluar këtë fushatë të madhe disinformuese ruse në internet. Qëllimi i fushatës ka qenë rritja e pakënaqësisë me punën e qeverisë në Berlin dhe minimin e mbështetjes për Ukrainën, raporton "Spiegel".Me porosi të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ekspertët kanë analizuar me një softuer të posaçëm shërbimin e mesazheve të shkurtra, X dhe kanë gjetur një rrjet të madh profilesh të rreme përdoruesish që shpërndanin përmbajtje në gjuhën gjermane.Në hapësirën kohore nga 20 dhjetor deri në 20 janar ekspertët kanë identifikuar më shumë se 50.000 llogari të rreme në platformën X, që kanë publikuar më shumë se 1 milionë postime në gjuhën gjermane.Në mesazhe ngrihen shpesh akuza se qeveria gjermane injoron popullin e saj për të mbështetur Ukrainën, raporton "Spiegel", duke iu referuar burimeve të besueshme. Ministria e Jashtme po ndjek prej kohësh përmes analistëve të informatikës debatet në mediat sociale mbi temat e politikës së jashtme. Qëllimi është të zbulohet ndikimi nga jashtë. "Disinformimi është kthyer në një faktor global kërcënues", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme për "Spiegel". "Ai përdoret me qëllim nga ata që nuk ndajnë vlerat tona, për të destabilizuar shoqëritë në tërësi." – thotë ai.

Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00