Një 51-vjeçare gjermane u arrestua nga policia pasi u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Kakavijës dhe me lëndë narkotike. Ajo po lëvizte me një rulot në drejtim të shtetit grek, kur uniformat blu e kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë pas dyshimeve të ngritura. Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, si dhe 6 kavanoza dhe 3 qese hermetike, në të cilat kishte kanabis, me peshë totale rreth 141 gramë.