Qeveria gjermane e ka miratuar të mërkurën projektligjin që parashikon legalizimin e blerjes, zotërimit dhe konsumit të hashashit për qëllime argëtimi. Legjislacioni do t’ua mundësonte të rriturve posedimin e 25 gramëve të kanabisit dhe rritjen e tri bimëve për përdorim personal. Gjithashtu, ligji lejon organizimin e qytetarëve në komunitete konsumatorësh, deri në 500 anëtare, të cilët mund të kultivojnë dhe shesin bimën.