Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi të premten presidentit rus Vladimir Putin t'i japë fund luftimeve në Ukrainë dhe të hapë korridoret humanitare. Në një telefonatë një orëshe, Scholz "i bëri thirrje udhëheqësit rus që të ndërpresë menjëherë të gjitha armiqësitë dhe të lejojë aksesin humanitar në zonat e bombaduara", tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë gjermane.