Gjermania ka vendosur që të ndajë 71 milionë euro ndihmë, si pjesë e shqyrtimit të vazhdueshëm të mbështetjes së saj për palestinezët. Berlini, po ashtu, është zotuar se do të japë 20 milionë euro shtesë në financimin e ri, tha Ministria e Zhvillimit. Gjermania i është përgjigjur sulmit të përgjakshëm të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, duke pezulluar përkohësisht ndihmën për zhvillim për territoret palestineze dhe duke thënë se ndihma do të shqyrtohet.