Shërbimi ushtarak në Gjermani është ende vullnetar, por së shpejti mund të bëhet i detyrueshëm. Bundesëehr do të ketë nevojë për të paktën 60,000 ushtarë shtesë në vitet e ardhshme. Por nuk ka gjasa që kaq shumë vullnetarë të regjistrohen në Gjermani dhe nuk janë vetëm ekspertët ushtarakë që mendojnë kështu. Edhe shumë të rinj besojnë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak është i afërt. Ndaj, ata po organizohen në greva kundër rekrutimit në gjithë gjermaninë.