Gushtin e 2008-ës, rusia sulmoi gjeorgjinë në atë që u bë e njohur si lufta e pesë ditëve. Tanket ruse hynë në tokë gjeorgjiane dhe ushtria e dobët e vendit, falimentoi shpejt. Lufta, e nisur në rajonet separatiste të Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë, vrau më shumë se 200 ushtarë dhe 300 civilë, si dhe zhvendosi mijëra të tjerë, ndërsa i la të dy territoret në një gjendje konflikti të ngrirë.