Edhe presidenti Vladimir Putin duket se po lëviz cdo ditë e më pranë pushtimit të Ukrainës, në Moskë skenari i një lufte të mundshme ka ngjallur një sërë shqetësimesh. Një gjeneral rus në pension ka paralajmëruar zyrtarët në Kremlin që të mos nisë një konlikt ushtarak të cilin nuk e përballon dot dhe mund të vërë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit rus. Leonid Ivashov shkroi një letër të hapur në të cilën kritikoi politikën e Putin, të cilën e quajti “kriminale” për të provokuar luftën pavarësisht se, sipas tij, Rusia nuk përballet me ndonjë kërcënim kritik.