Pasi dorëzoi letrat kredenciale tek presidenti i republikës, Bajram Begaj; ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi misionin diplomatik duke zhvilluar takime me eksponentët kryesorë politikë në vend. Ndalesa e parë ishte në kryeministri ku u prit nga shefi i ekzekutivit, Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Rama i uroi mirëseardhjen në Tiranë të dërguarit të presidentit amerikan, Donald Trump.