Një 47 vjeçare është gjendur e pajetë në banesën e saj në fhatin bajzë në malësinë e madhe. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases me inicialet V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën. Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. ekspertë të policisë dhe prokurorisë kanë marrë në pyetje familjarët e saj për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethant e vdekjes së gruas që mund të jetë viktimë e dhunës në familje. Por nuk janë bërë të ditura ajo çfarë kanë dëshmuar familjarët e viktimës gjatë marrjes në pyetje. në njoftimin për shtyp të policisë së shkodrës thuhet se nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.