Giorgia Meloni ka marrë zyrtarisht mandatin për të qenë gruaja e parë në Itali në postin e kryeministes, e cila ka formuar tashmë dhe qeverinë e koalicionit të krahut të djathtë. Pas takimit të mbajtur këtë të premte me presidentin e vendit Sergio Mattarella, ky i fundit pranoi listën e paraqitur nga Meloni të kabinetit të ardhshëm qeveritar.