Top News – George Floyd u vra nga polici/ Familja merr 27 milionë usd dëmshpërblim
13/03/2021 11:09

Qyteti Mineapolis pranoi të paguajë 27 milionë dollarë për mbylljen e procesit gjyqësor civil të çelur nga familja e George Floyd-it mbi vdekjen e tij nw kohwn qw ishte ndaluar nga policia. përzgjedhja e jurisë vazhdon sakaq për gjyqin e ish-oficerit të policisë të akuzuar për vrasje. Këshilli Bashkiak i Mineapolisit doli nga një seancë e mbyllur për të njoftuar shifrën rekord, e cila përfshin 500,000 dollarë për lagjen ku Floyd u arrestua. Avokati i familjes Floyd, Ben Crump, tha se kjo ishte marrëveshja paraprake më e madhe ndonjëherë për një çështje të të drejtave civile dhe sipas tij "dërgon një mesazh të fuqishëm se jeta e afrikano-amerikanëve ka rëndësi dhe brutaliteti i policisë kundër njerëzve me ngjyrë duhet të marrë fund". George Floyd, i cili ishte afrikano-amerikan, u shpall i vdekur më 25 maj pasi Derek Chauvin, një ish-oficer policie i bardhë, i peshoi me gjurin në qafë për rreth nëntë minuta. Vdekja e tij shkaktoi disa herë protesta të dhunshme në Minneapolis e më gjerë dhe solli një reflektim kombëtar për drejtësinë racore.Familja e Floyd e ngriti nw muajin korrik padinw kundwr qytetit, oficerit Chauvin dhe tre efektivwve tw tjerw të akuzuar për vdekjen e tij. Ajo pretendonte se oficerët shkelën të drejtat e Floyd kur e ndaluan dhe se qyteti lejoi që një kulturë e forcës së tepruar, racizmit dhe mosndëshkimit të lulëzonte në forcën e tij policore.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25