Ai është romantik, ka privilegjin të luajë basketboll me Barak Obamën, është një gjigand i hollivudit, por përballë motit të keq, as George Clooney nuk mund të bëjë asgjë. Vila e tij që vlen mbi 14 milionë euro, në brigjet e Tamizit, kërcënohet nga uji i lumit që tashmë ka gllabëruar gjithcka që rrethon. E kjo nuk është hera e parë. Por aktori dhe bashkëshortja e tij, Amal Alamuddin, bashkë me binjakët, janë të sigurt.