Top News – Gazprom kthen gazin në Itali / Nis eksporti përmes Austrisë, u pezullua në fundjavë
05/10/2022 11:38

Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, ka thënë të mërkurën se do të rikthejë eksportet e gazit përmes Austrisë, kryesisht në Itali. Kompania ka vendosur të rikthejë furnizimet, pas pezullimit të tyre në fundjavë, duke cituar disa sfida me rregullatorët. Gazprom ka thënë se vetë ajo dhe konsumatorët italianë, kanë gjetur zgjidhje për shitjen e gazit, pas disa ndryshimeve në rregulloret e Austrisë. Kompania e kontrolluar nga Kremlini, ka njoftuar të shtunën për pezullim të eksportit të gazit përmes Austrisë, pasi një operator i rrjetit nuk i ka dhënë Gazpromit konfirmim për transport. Qeveria e Austrisë ka thënë se Gazpromi nuk i ka nënshkruar kontratat e nevojshme. Sasia e gazit rus që hyn në Itali tani përbën 10 për qind të importit total të vendit, në krahasim me 40 për qind që ishte vite më parë, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, një burim. Sipas tij, Italia ka rritur sasinë e gazit që importon nga Algjeria dhe vendet nordike. Gazprom ka zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme sasinë e gazit që çon në Bashkimin Evropian, duke përmendur nevojën e punimeve në gazsjellës. Perëndimi e konsideron këtë veprim si hakmarrje ndaj sanksioneve që i janë vënë Moskës për nisje të luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00
Top News – I nxehti, gjithnjë e më vd*kjeprurës / Lëshohet alarmi, çfarë këshillojnë mjekët
01/07 11:48
Top News – 8 deri në 80 mijë viktima nga i nxehti: Përvëlimi, normalja e re, asnjë vend s’është imun
01/07 11:46
Top News- ‘Kupola e të nxehtit’ mbyt Evropën / Përvëlim! Mjekët lëshojnë alarmin: Mbylluni në shtëpi
01/07 11:42
Top News – Terror në Gjermani, sulm me thikë / Një viktimë dhe disa të lënduar, nuk dihet motivi
01/07 11:41
Top News – ‘Digjet’ Stambolli, përleshje në qytet/Revista satirike ‘publikon’ karikaturën e profetit
01/07 11:40