Gazetari grek Nikos Evangelatos ka bërë komente raciste ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj duke i klasifikuar ata si persona që shkelin ligjin e kryejnë krime. Teksa komentonte një shqiptar të arrestuar me armë në Greqi, gazetari Evangelatos tha se kjo është krejt e zakontë duke parë shtetësinë që kishte.