Top News – Gaza, parajsë me plazhe ekzotike ku Trump do të pushojë me Netanjahun
26/02/2025 12:33

Donald Trump ka shpërndarë një video të habitshme të krijuar nga AI në platformën e tij Truth Social duke treguar atë që duket të jetë një vizion i Gazës sipas planit të propozuar të tij. Pamjet, të cilat 78-vjeçari i postoi pa koment, tregojnë territorin e shkatërruar nga lufta përpara se të shfaqet një titull: "Gaza 2025... Si do të jetë më pas?" Në video shihet zona e transformuar në një parajsë të Lindjes së Mesme me plazhe ekzotike, rrokaqiej të stilit të Dubait, jahte luksoze dhe njerëz që festojnë. Ka atje edhe një kullë "Trump Gaza" dhe një statujë gjigante, të artë, të presidentit amerikan - me versione në miniaturë në shitje në një dyqan dhuratash e suveniresh. Një fëmijë shfaqet gjithashtu duke ecur në një rrugë, duke mbajtur një tullumbace të madhe në dorë, mbi të cilën është stampuar fotoja e presidentit. Videoja gjithashtu paraqet liderin botëror duke kërcyer, duke bërë banjo dielli dhe duke pirë kokteje pranë një pishine, bashkë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Edhe Elon Musk shfaqet në filmime disa herë, i ulur në një plazh duke ngrënë, ndërsa kërcimtarët performojnë në rërë. E në përfundim të videos thuhet: "Donald po vjen për t'ju çliruar, duke sjellë dritën për të gjithë, jo më tunele, jo më frikë: Trump Gaza më në fund është këtu. Trump njoftoi planin e tij për përfundimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit - në fillim të këtij viti. Ky plan përfshin zhvendosjen e dy milionë banorëve të Gazës në vendet fqinje arabe dhe zhvillimin e territorit në "Rivierën e Lindjes së Mesme". Ai e përshkroi Gazën si një "vend të rrënuar" ku "praktikisht çdo ndërtesë është e shkatërruar". Plani i Trump shkaktoi reagime të ashpra, me vende si Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite, që e hodhën poshtë menjëherë atë.

Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20