Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur për një mekanizëm të ri për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në Europë. Në rast krize ky do të shtrihet edhe në zonën e Shengenit, është shprehur Macron në një konferencë shtypi para marrjes së presidencës franceze të BE në Paris. I mundur është edhe dërgimi i forcave të sigurisë dhe materialeve nga shtete të tjera anëtare.