Top News – Gati qeveria e talebanëve/ Zëdhënësi konfirmon: Jemi në fazat përfundimtare
30/08/2021 21:56

Një udhëheqës i lartë i talebanëve konfirmoi për “Zërin e Amerikës” në kushte anonimiteti se grupi është në fazat përfundimtare të shpalljes së një kabineti të ri, i cili pritet të përfshijë të gjithë anëtarët e atij që njihet si Këshilli Udhëheqës (Rahbari Shura). Komandanti suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada po zhvillon konsultime në Kandahar, qyteti i njohur si vendlindja e grupit, së bashku me zëvendësit e tij, Sirajuddin Haqqani, kreu i rrjetit Haqqani, si dhe Mullah Mohammad Yaqoob-in, djalin e themeluesit të talebanëve Mullah Omarin, që është kreu i komisionit ushtarak të talebanëve. Zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid i tha “Zërit të Amerikës” se procesi ishte "pranë përfundimit"."Udhëheqja ka caktuar dy zëvendës shefat Sirajuddin Haqqani dhe Mullah Mohammad Yaqoob për të finalizuar emrat e kabinetit", tha udhëheqësi i lartë taleban. Por miratimi përfundimtar i emrave do të bëhet nga vetë Akhundzada. Ai tha se kabineti mund të ketë më shumë se 26 anëtarë e në të mund të përfshihen edhe persona të tjerë që nuk janë anëtarë të këshillit udhëheqës. Ky i fundit (Rahbari Shura) është organi më i rëndësishëm vendimmarrës për talebanët dhe drejtohet nga vetë Akhundzada, i cili quhet Ameer ul Momineen, ose udhëheqësi i besimtarëve. Ndërsa talebanët pretendojnë se qeveria do të jetë gjithëpërfshirëse, zëdhënësi i tyre tha se tani për tani ndarja e pushtetit nuk ishte përparësi e grupit.

Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
DIGITALB DIGITALB