Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në funksion të rregullimit të trafikut kryesisht në zonat ku po kryhen punime per zhvillimin e projektit të unazës së madhe, pranë shkollave publike dhe jo publike si dhe zona të tjera të kryeqytetit ku evidentohet ngarkesë e shtuar trafiku.