Teksa Shqipëria po punon për të rritur imazhin e saj në mediat online dhe të shkruara ndërkombëtare me qëllim nxitjen e turizmit, Mbretëria e Bashkuar po bën të kundërtën. Në rrjetet sociale Britania po fillon një fushatë përmes së cilës paralajmëron shqiptarët se do të përballen me paraburgim dhe deportim nëse arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.