Dy javë pas emërimit Gledis Nano ka njoftuar ndryshimet e reja në radhët e Policisë së Shtetit në të gjitha qarqet e vendit. Gjatë një deklarate për mediat, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, ka bërë publike të gjithë emrat ndërsa vlen të theksojmë që ka deleguar në krye të uniformave blu të Tiranës, Lorenc Panganika, kurse Drejtor i Antiterrorit në vend të tij është emëruar Alban Dautaj.