Edhe pse ka vetëm pak kohë në detyrë, kreu i policisë së shtetit ka nisur të qeverisë efektivët në varësi me dorë të hekurt. Pavarësisht nga ngjarjet e rënda kriminale, ku nuk mungojnë atentatet mafioze dhe nga vrasës të paguar, kreu i Policisë Gledis Nano ka nisur shkundjen e të gjithë zinxhirit komandues të policisë në vend.