Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë personat që preken nga varianti Omicron nga sëmundja e rëndë – thanë zyrtarët e OBSH. Kjo vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri nga Afrika e Jugut, sugjeruan se ai mund të evitonte pjesërisht vaksinën e Pfizer. Kërkuesit thanë se kishte një rënie të ndjeshme për sa i takon aftësisë së antitrupave të krijuar nga vaksina për të neutralizuar variantin e ri. Por, Mike Ryan nga OBSH, tha se nuk ka asnjë shenjë se Omicron do të ishte më i aftë të evitonte vaksinat krahasuar me variantet e tjera.