Qindra mbështetës të talebanëve morën pjesë në një ceremoni të inskenuar funerali në Khost të Afganistanit, ku mbanin në duar arkivolë të mbuluar me flamujt amerikanë, britanikë dhe francezë. E gjithë kjo pasi forcat e armatosura perëndimore lanë vendin pas 20 vitesh luftë.