Top News – ‘Fundoset’ presidenti serb/ Kreu i një grupi kriminal tregon lidhjet me Vuçiçin
23/07/2021 20:44

Mediat serbe kanë zbuluar lidhjet e një bosi të një grupi kriminal me ndikim në Beograd, me presidentin Aleksandar Vuçic. Krik, një media serbe, ka publikuar dëshmi të Veljko Belivuk, kreu i një grupi kriminal të rrezikshëm, i cili akuzohet për disa vrasje. Në seancën dëgjimore në zyrën e prokurorit, ai foli për marrëdhënien e tij të pretenduar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe njerëz të tjerë nga Partia Progresiste Serbe. Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar Belivuk disa shërbime, mes të cilëve mbajtja nën kontroll e tifozëve në tribunën e Partizanit që ata të mos brohorisnin kundër presidentit, si dhe për të frikësuar ata që organizonin protesta kundër qeverisë etj. Veljko Belivuk, konsiderohet shefi i një grupi kriminal të dyshuar për disa vrasje të dhunshme, edhe pse ai vetë i ka mohuar akuzat në seancën para prokurorit, dy javë më parë. Në fillim të gushtit, zyra e prokurorit për krimin e organizuar pritet të ngrejë padinë ndaj Belivuk ose sic njihet ndryshe Velja Nevolja, lider i grupit të huliganëve Principi, që funksiononte edhe brenda klanit malazez Kavac. Klani belivuk konsiderohet si një nga më të ashprit në rajon. Ndërkohë që grupi kriminal dihet se ka patur kontakte të forta në vend për vite, fillimisht me policinë e më pas edhe me politikën, me emrin e presidentit Vucic që ka dalë në lojë më së fundi. “Unë vendosa të them gjithcka për marrëdhënien time me presidentin serb, Aleksandar Vucic, ministrin e rendit Aleksandar vulin, vëllain e vucicit, miqtë, kumbarët e politikanët e tjerë që kanë kërkuar shërbimet tona dhe që tani pretendojnë se nuk na njohin dhe duan të lajnë duart me ne”, i ka thënë Belivuk prokurorit. Ai madje ka kërcënuar se do të japë edhe më shumë detaje në të ardhmen nëse disa persona të caktuar nuk do të ulen me këmbë në tokë. Edhe pse është e vështirë të vlerësohet se cfarë është e vërtetë dhe cfarë jo në dëshminë e Belivuk, disa detaje që ai ka dhënë para prokurorit, koincidojnë me atë cka më herët ishte përfolur se grupi i tij kishte rol në shtypjen e protestave, por kishte edhe lidhje me njerëz me pushtet.

Top News – Vuçiç, raprezalje natën. Policia shpërndan me dhunë protestuesit në Serbi
03/07 12:19
Top Channel/ Vuçiçi humbet qetësinë: Policia rreh egërsisht protestuesit në Beograd!
03/07 11:35
Top News – Flakët djegin Kretën. Zjarr masiv në ishull, zhvendosen mijëra persona
03/07 11:27
Top News- Operacion antidrogë në Greqi/ Shkatërrohet rrjeti kriminal greko-shqiptar
03/07 10:45
Top News- Beogradi në ‘bllokadë’ prej 4 ditësh/Vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
02/07 15:21
Top News- Vuçiçit s’i pëlqejnë urat e Kurtit /Ankohet në BE, ‘po ndërtohen pa miratimin tonë’
02/07 14:29
Top News- Takimi ‘i gjatë’ me Von der Leyen/ KE mohon deklaratën e Vuçiç: U takuan rastësisht
02/07 12:23
Top News- ‘Do të arrestoheni të gjithë’/ Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë kundër studentëve
02/07 11:08
Top News – Serbia, ‘djepi i vampirëve’ / Fshati serb në kërkim të famës dhe turistëve
30/06 15:46
Top News – Revolucion me ngjyra në Serbi / Rusia i del në krah Vuçiçit: Përpjekje për ta rrëzuar
30/06 15:18
Top Channel/ Banjska, të akuzuarit “shumë pranë Vuçiçtit”, Kurti: E shihni që patëm të drejtë?!
30/06 14:56
Top News- Kurti i rikthehet ‘Banjskës’/ Drejton gishtin nga Vuçiç si organizator i sulmit
30/06 14:50
Top News- Milionat e BE për rritjen/ Marta Kos mbledh në Shkup udhëheqësit e Ballkanit
30/06 13:17
Top Channel/ Marta Kos në Shkup: Liderët e Ballkanit mblidhen për Planin e Rritjes!
30/06 11:52
Top Channel/ “Nuk ka dorëzim”, protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës – hiqen barrikadat!
30/06 10:49
Top Channel/ Tronditet Vuçiçi! Serbët të gjithë në protestë kundër tij
28/06 22:59
Top News- Vlon Serbia, protesta pro dhe kundër Vuçiç…studentët s’bëjnë pas
28/06 21:23
Top News – Serbët festojnë humbjen. 17 të shoqëruar në Gazimestan, provokuan me slogane
28/06 21:06
Top Channel/ Serbët mblidhen në Gazimestan, policia ndalon një qytetar
28/06 15:04
Top News- Festa e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan, serbët shpërthejnë në brohorima
28/06 14:15