Top News-Fundoset një tjetër luftanije ruse…?/Fregata ‘në telashe’ në Detin e Zi goditet me raketë
07/05/2022 17:03

Ukraina mund të ketë goditur një tjetër luftanije ruse gjatë natës me një zyrtar që thotë se një nga fregatat më të mira të Putinit është në telashe në detin e zi. Oleksiy Gonarchenko, shef i këshillit të Odesës, që mban edhe bazën më të madhe detare të Ukrainës, e identifikoi anijen në kanalin e tij në Telegram si luftanija Admirali Makarov, një fregatë 500 milionë dollarëshe e prodhuar vetëm pesë vite më parë. Ai tha se anija kishte patur vështirësi gjatë natës dhe kishte ripostuar një lajm të një siti lokal që sugjeronte se ajo ishte qëlluar nga një raketë ukrainase afër Ishullit të Gjarprit, mbrojtësit ukrainas të të cilit, u bënë të famshëm pasi i thanë luftanijes tashmë të fundosur Moskva, të shkonte në djall, në ditën e parë të pushtimit rus. Gonarchenko shkroi në Telegram më pas: Fregata e patrullimit e marinës ruse, Admirali Makarov, është goditur. Zoti i deteve po hakmerret ndaj pushtuesve të Ukrainës. Lajme të pakonfirmuara sugjerojnë se mjete shpëtimi dhe avionë ishin nisur nga porti më i madh rus në detin e zi, ai i Sevastopolit, për të ndihmuar fregatën ndërsa të dhënat e gjurmimit tregonin edhe një dron amerikan që qarkullonte në afërsi. Nëse konfirmohet se Makarov është qëlluar, ky do të ishte një siklet tjetër i madh për Rusinë, pasi Ukraina fundosi Moskvan, luftanijen e krenarisë së flotës ruse në detin e zi, muajin e kaluar.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB