Qëndrimi armiqësor i Serbisë ndaj Kosovës, prania e 48 bazave operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës dhe blerja nga Serbia e sistemeve dhe armatimit nga Rusia dhe Kina, është rrezik real dhe si të tillë do ta trajtojë Kosova-thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.